toolbar Hack-747.de.tl

   
  hack-747
  Barcoleta
 
 
BARCOLETA          


DHËMBËT


Ç’të tha mami kur u ktheve në shtëpi dy ditë

pas kremtimit të matures?

-Asgjë.Këta dy dhëmbë edhe ashtu e kam

pasur ndermend t’I nxjerr!



PARKU


-A të kujtohet I dashur,në këtë park ma ke

vjedhur puthjen e pare?-I thot gruaja burrit.

-Po si nuk më kujtohet e dashur-ia kthen burri.

Për shkak të asaj hajnie ende jam në burg.



MEDICINA


I SËMURI:Mjekët me të vërtet nuk janë

të   nevojshëm.Simbas librave të medicines

njeriu mundet vetvetiu të shërohet.

MJEKU:Mirë e keni,mirpo kujdes,se për

një gabim shtypi mundeni të vdisni.



EMRAT


Një grua në Austali I kishte nëntë fëmijë

dhe   mendonte se kjo ishte e mjaftueshme.

Kur lindi fëmiu I dhjetë ia dha emrin FUND.

Mirëpo , pas një viti I lind edhe fëmiu I

njëmbëdhjetë   të cilin e quajti POS SCRIPTUM.



ËNDËRA


Kur u zgjua një dembel I papunë nga gjumi I tha së shoqes:

-Jam kënaqur sonte.Në ender gjeta një punë të mire,ku

fitoja shumë para…

-Vazhdo të flesh mor budalla,derisa të fitosh një shumë të mire-

I tha e shoqja.



MOS U SHQETËSO BABA


Një djalë vrapon I gëzuar te babai I tij.

-Baba , a do të më blesh një daulle?

-Do te bësh zhurmë more bir!

-Mos u shqetso,baba,do t’I bie kur të jesh në gjum..



Patkoi (Nga Ardian Elezi)

Ca rob kishin bo i shpi t're ene, si e kon bo zanot kto koh't e funit,

dojshin me i varë i patku kali ke dera, po para se me bo kët' punë, menun

me shku i herë ke hoxha e me pyt se a vi a s'vi ky muhabet.

-Çare,mre? Doni me varë patku m'derë t'shpisë e? E pse?-i pyti hoxha.

-Po thonë se o sevap e t'hec mirë kur var i patku m'derë, o hoxhë.

-Sa budallej qi ini!-vazhdoi hoxha,-po kali ka katër copë si ato ene ha

dajak për ditë, ju doni t'ju heci marë me nji.



Bandilli (Nga Ardian Elezi)

Njoni, tu hec m'rrugët, pa njonën qi kishte dalë m'dallapt' (= penxhere)

ene po ia bojte me sy e me lloj lloj isharetesh e nozesh. Burri huj hypi

nolt tu iu morë shpirti pri vrapit ene ajo e shtjeu mrena. Sa kishin myllë

derën e u bonë hazër për t'iu vu punvet, u nigju e ramja derës ene, si

përherë m'ksi rastesh, u nigju ene gruaja qi tha: "qyqa, burri!" Robi huj

s'dite çere me bo e ka me hy, po gruaja, ksaj rradhe, nryshe ka herët qera,

nuk e futi as m'dallap, as poshtë minerit, po u tregu mo e qut ene i tha:

"Kap shpejt at' hekër e bo sikur po hekuros kto lëvere!" Ai nuk e zgjati,

po kapi hekrin e iu vu punës tu hekuros. Kur burri hyni mrena, pa rob'n e

huj ene pyti: "Kush o ky, mi gru?" "E kom mor una me m'hekuros lëveret,

se m'ra bretku e s'kom takatë me ia dalë punëve vetëm". E hongri Zavalli.

Nërkohë robi huj, masi i boni lëveret palë, lo hekrin ene thyu xëverkun e

dul përjashta. Rrugës për shpi shef i shok'n e vet ene i kallxoi se ç'i kishte bo vaki. Shoku vet vu dorën m'ballë e i tha: "Cere thu ti, mër jahu! Po ti paske hekuros ato qi lava u' gje(=dje)!"



Fut Zeqir qit Sotir! (Nga Ardian Elezi)

Shkoi Zeqiri m'Greqi me punu ke Vasili me Vasiliqinë, qi ishin i çift greknish ka ato qi nuk i rrjedh çesmja (=nuk pjellin). Vasili i tha se pa u bo kaurr e pa nërru emnin nuk kishte për ta morë m'punë. Kshuqi Zeqiri, gjithë siklet, shkoi ke qisha me u pagzu. E kapi prifti, e xhëveshi n'mes t'miletit ene e zhyti tre herë mei kazon me ujë "të beku" tu i thonë për çdo herë: "Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir!" Masi u bo Zeqiri Sotir, filloi punë ke Vasiliqija ne ke Vasili.

Erdh' kreshmja ene, simas adeteve t'kaurrve, Sotiri nuk duhet t'hajte mish. Po a mun rrite "Sotiri" pa mish?! Kshu qi, boni ç'boni e u nrejt notën e poqi i pulë t'modhe. Mirpo erdh' era deri nolt ke Vasiliqija, qi u nre e fugoi për m'guzhinët. E kapi "Sotirin" gjallë ene i tha: "Sotiiir! Po mëkaton, more i paudhë! C'është ajo pulë që ke vënë në zjarr?!" "Po nuk o pulë, mi, se o pras!" Vasiliqija u shkëly sysh: "Uëëë, more mavri, po ç'thua, mo?" "Pras, mi, pras!" njulte komë "Sotiri". "Me kë tallesh, more malukat?! Si u bëka pula presh?" "Po bohet, mi zoje, bohet! E shtje tre herë n'ujë ene i thu: fut pulë, qit pras, fut pulë, qit pras, fut pulë, qit pras..."



Punët e beut (Nga Ardian Elezi)

Ca gazetarë shkun ke beu me bo i anketim, ene e pysin: çere osht seksi, qef apo punë? - Punë, - i dha xhevap beu. Masnej gazetarët shkun ke argati ene e pytën ene ate: çere osht seksi, qef apo punë? - Qef mre qef! Tha argati. Po no beu na tha qi o punë. - Heee, - vazhdoi argati, - po t'kishte pas qenë punë ma jepte mu beu, nuk e bojte vetë.



Bileta (Nga Ardian Elezi)

Dy çifutën ishin ul m'tren përballë dy kaurrve. Kaurrit u shkëlyn sysh kur panë se çifutnit kishin të dy bashkë veç nji biletë ene i pytën:

- Po ju, mre, çere kini n'men me bo? Pse kini veç 'i biletë?

- Eeeeee, - ia kthynë çifutnit, - puna jonë punë çifuti! Nuk harxhojmë pare kot no.

- Po çere kini n'men me bo, mër lonetën? -pytën kaurrit.

- Nji, kini për ta pa - thanë çifutnit tu u zgërdhi me njoni-qetrin.



Mas içike hyni faturino m'vagont. Çifutnit ia mathën vrapit e shkunë e hynë (me ner) m'hale. Erdh faturino, i mur biletat kaurrve, masnej shkoi e i ra derës hales. Dera hales u çel içikë fare ne dul veç 'i dorë me i biletë. Faturino mur biletën ene hiku. Masnej dulën çifutnit pri halje ene i thonë kaurrve: "Ho, mre, a e patë zybën si e hongri e?!"

"Qyqa! -thirrën kaurrit,- A bofshit hajër ju, mër çifutën, ç'paskshit pas qenë! Ene no neserejt kshu kina për ta bo."



T'nesmen, simas llafes, vinë kaurrit të dy me 'i biletë, kur ç'me pa! Po na vishin çifutnit pa biletë hiç.

"Qyqe! Po sod, mre, si kini për t'ia bo?"

"Sod kina 'i stil ene mo t'mirë!" - i kthyn xhevap çifutnit. Kaurrit fërkun durët pri qefit ene mezi po pritshin me msu stil'n e ri. Hala pa hy mirë m'derët faturino, ia mathën kaurrit vrapit e hynë m'hale. Mas atyne fugunë ene çifutnit për mrapa, i ranë derës hales ene, sa u çel dera e dul dora, ia murën biletën ene fugunë e hynë m'halet qetër.

Skeda fituese

Një grua shkon në shtëpi plot varëse, byzylykë dhe unaza floriri:

- Mos u çudit! - i thotë të shoqit. Fitova në një llotari sportive.

Pas një jave, ajo shkon në shtëpi me një peliçe shumë të shtrenjtë veshur.
 
  Heute waren schon 2 Besucher (32 Hits) hier! Ne Jemi Me te Kerkuarit By Hack-747  
 
toolbar powered by Hack 747
Kliko Shkarko Tooblarin ton :
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden